logo
Emri:



Zhvillohet kursi i parë i Shkollës së Studimeve Politike 2013 - Pogradec



Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike i titulluar “Partitë Politike dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua në Pogradec nga data 22-24 Shkurt 2013. Ekspertët dhe lektorët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika. Me mjaft interes u ndoqën modulet e Z. Alban Bala, ekspert i Marrëdhënieve Publike, në lidhje me ndërtimin e strategjive të komunikimit politik.

Gjithashtu Z. Blendi Kajsiu, studiues dhe analist i njohur, ndau me pjesëmarrësit qasjen ideologjike dhe programore të forcave politike shqiptare duke trajtuar edhe shembullin praktik të studimit të realizuar së fundi nga OSFA-Soros mbi ligjërimin politik të dy liderëve kryesorë.Një tjetër aspekt i rëndësishëm ishte çështja e sistemit zgjedhor dhe reformës elektorale të trajtuara nga dy ekspertët kryesorë të kësaj fushe, Z. Kastriot Islami dhe Z. Oerd Bylykbashi. Diskutimet me pjesëmarrësit ishin të vlefshme për të kuptuar më mirë problematikën e zgjedhjeve shqiptare, sidomos në fokusin e zgjedhjeve të ardhshme të 23 qershorit. Pjesëmarrësve iu sigurua edhe një kopje e kodit të ri zgjedhor, falë bashkëpunimit të ASPS me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Një debat i drejtpërdrejtë iu kushtua edhe cështjes së “Demokracisë së brendshme partiake”, e trajtuar nga Z. Afrim Krasniqi, si një studies dhe politikan aktiv në sferën e sistemit politik shqiptar. Qasja e ofruar ishte ajo e një trajtimi të eksperiencave më të mira botërore dhe krahasimit me praktikën aktualë të 20 viteve të fundit në partitë shqiptare.

Rreth 22 pjesëmarrës në mënyrë aktive mësuan dhe ndanë teori dhe eksperienca me fokus të veçantë mbi zhvillimet aktuale të vendit. Temat e mbuluara nga ky kurs ishin zgjedhur me kujdes dhe të vendosura në një rend logjik për të plotësuar dhe mbështetur njëra-tjetrën.


Ndryshimi i fundit: 04-03-2013